E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Durrës vdesin 2 të rinj, 1 plagoset

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Nga përplasja makina u nda përgjysëm VIDEO/ Pamje nga aksidenti i rëndë sot në mesditë DURRES - Dy të rinj njëri prej tyre 22 vjeç  humbën jetën, ndërsa 1 u plagos, në një aksident tragjik, të ndodhur rreth orës 12:30 minuta në mes kryqëzimit të 4 rrugëve të Shijakut dhe fshatit Rrashbull.

Makina në të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, po ecte me shpejtësi dhe përplasja me bordurën ka qenë aq e fortë sa makina është ndarë përgjysmë.  Një pjesë e makinës tip benz ngjyrë e zezë me targa Dr 61 65 D  ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Pak minuta më policia konfirmoi se janë 2 viktima, ndërsa nga spitali i Durrësit u informua se kishte mbërritur dhe një person i plagosur.

"Trupat e viktimave ndodhen ende në rrugë" - tregonte korrespondenti Artur Korriku nga vendi i ngjarjes (ora 13:00)

VIKTIMAT KUSHERINJ NGA FSHATI SALLMONE
Më pas u bë dhe identifikimi i viktimave. Njëri prej tyre është Fatjon Çyrbja, 22 vjeç,  banues në Katundi i Ri i Durrës, ndërsa i plagosur është Xhuliano Çyrbja, 17 vjeç nga fshati Sallmonë i Shijakut.  Nuk dihet ende identiteti i viktimës së tretë, ndërsa Xhuliano fillimisht u raportua i vdekur, por më pas u sqarua se ishte i plagosur dhe ndodhej në spitalin e Vlorës. 

Viktima dhe i plagosuri kanë të njëjtin mbiemër por nuk konfirmohet ende lidhja e gjakut mes tyre.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin, ndërsa mendohet se të rinjtë kishin konsumuar alkool.

Lajmi ne perditesim fillimisht u publikua në 12: 43
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›