Ngërçi për formimin e qeverisë së re, Presidentja Osmani takon sot kryetarët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet këtë të premte (31 tetor) me krerët e partive politike të vendit për t’u konssultuar me qëllim verifikimin nëse ndonjë subjekt politik mund të sigurojë shumicën e 61 votave të nevojshme për një Qeveri të re.
Ftesa ndaj partive politike u dërgua nga presidentja Osmani një ditë më parë, ndërsa gatishgmërinë për konsultime u shprehën nga Lëvizja Vetëvendosje, PartiaDemokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.
Albulena Haxhiu nga LVV u shpreh se pjesëmarrisit e partisë do të jenë pjesë e takimit dhe do të paraqesin aty qëndrimet e tyre .
Kujtojmë se të dielën dështoi përpjekja e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit për krijimin e ekzekutivit të ri.
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të japë votëbesimin për kabinetin “Kurti 3”, i cili mori vetëm 56 vota pro, kundër 52 kundër dhe 4 abstenimeve.
Presidentja Osmani kishte paralajmëruar më parë se, në rast të dështimit të votimit, ajo do të kishte afat dhjetë ditë për të thirrur partitë politike në konsultime, me qëllim verifikimin nëse ndonjë subjekt politik mund të sigurojë shumicën e 61 votave të nevojshme për një Qeveri të re.
/rtsh.al/