E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi politik, Topi telefonon Ramën, nisin negociatat

Presidenti i Republikës mësohet se ka zhvilluar të shtunën një telefonatë të gjatë me kryetarin e PS

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mësohet se ka zhvilluar të shtunën një telefonatë të gjatë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend. Burime nga Presidenca pohojnë se biseda telefonike e kreut të shtetit me liderin e opozitës, është zhvilluar një ditë pasi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi takime me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta e më pas me ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers, si dhe diplomatët e KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan dhe ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio, vendi që mban presidencën e radhës së BE-së. Nuk bëhen të ditura detaje rreth bisedës së Presidentit me Edi Ramën, megjithatë nga burimet e konfirmuara thuhet se tashmë negociatat për bisedime politike mes mazhorancës dhe opozitës me arbitrimin e Presidentit të vendit, kanë filluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›