Topi sot dekoron Blloshmin dhe Nelën, poetët e vrarë në komunizëm
Presidenti i Republikës do të dekorojë nesër një sërë personalitetesh simbol të luftës kundër diktaturës. Zyra e Shtypit e Presidencës bën të ditur se paraditen e sotme kreu i shtetit do të dekorojë pas vdekjes poetët e pushkatuar Havzi Nela dhe Vilson Blloshmin, si dhe intelektualin e njohur të pushkatuar nga regjimi komunist, Myzafer Pipa. Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet në Muzeu Historik Kombëtar. Gjithashtu Topi do të marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor dhe ekspozitën e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Po nesër orën 11:00 në Presidencë, në një aktivitet tjetër, kreu i shtetit do të dekorojë dhe shkrimtarin kosovar Sabri Hamiti.