E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja Fier, arrestohet 40-vjeçari Edi Hoxha banues në fshatin Kraps. Policia: Tentoi te vriste me thike 38-vjeçarin

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku dy persona përfunduan në spital si pasojë e një konflikti të dhunshëm. Në pranga ka rënë Edi Hoxha, 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal mes Albion Majacit, 28 vjeç, dhe Edi Hoxhës. Në përleshje është përfshirë edhe vëllai i Hoxhës, Toni Seitaj, 38 vjeç.
Gjatë debatit që degjeneroi në dhunë fizike, Hoxha ka përdorur një mjet prerës, duke goditur Majacin dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup. Në përpjekje për të ndaluar sherrin ose për t’u mbrojtur, edhe Seitaj është dëmtuar në dorë.
Të dy të plagosurit u transportuan menjëherë drejt spitalit të Fierit, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar mjetin prerës të përdorur në konflikt si provë materiale, ndërsa po punon për të përcaktuar me saktësi rrethanat që çuan në përshkallëzimin e debatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Edi Hoxha u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë pasur motive personale, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi nga të pranishmit për të ndërtuar një tablo të plotë të konfliktit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›