Ngjarja në Fermë Çlirim, tentoi të vriste 30-vjeçarin, arrestohet autori

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi tentoi të vrisje të 30-vjeçar duke qëlluar me armë drejt berbehanes ku ai po merrte shërbim.
Ngjarja u regjistrua më 23 dhjetor në fshatin Fermë Çlirim, ndërsa një ditë më parë efektivët e Fierit arrestuan dhe bashkëpunëtorin e tij.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën qëlli 33-vjeçari.
“Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/