E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Himarë, KSHH: Politika të mos bëjë presion mbi gjykatën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bërë apel sot subjekteve politike që me deklaratat e tyre të mos bëjnë presion mbi gjykatën për hetimin e aksidentit që i mori jetën një të riu në Himarë.

Duke vlerësuar punën e institucioneve në nisjen e procesit penal, "KSHH mendon se në këto kushte, nuk ka vend të bëhen deklarata me elementë politikë, jo vetëm sepse ato nxisin urrejtje, por nuk i shërbejnë edhe marrëdhënieve të mira mes dy shteteve tona fqinjë", thuhet në deklaratën e bërë sot për mediat nga ky institucion.

Sipas KSHH, deklarata të tilla cenojnë rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutën e vendit.

"Në këtë mënyrë, qoftë edhe në mënyrë indirekte ushtrohet presion mbi organet e drejtësisë, gjë që është e dëmshme dhe e palejueshme", thuhet në deklaratë.
KSHH, kërkon nga organet kompetente të drejtësisë që të hetojnë çështjen me shpejtësi, në mënyrë të gjithanshme dhe objektivitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›