E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit ndihmën për të papunët

Qeveria shqiptare rrit me 3.5 % ndihmën sociale të papunësisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.
Të papunët do përfitojnë 8100 lekë të rinj në muaj.
Efektet financiare do të përballohen nga buxheti I Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta, zëri pagesa e papunësisë.
Kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe atyre që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›