Ngjarja në PD, prokuroria do të nisi hetimet

Protesta para selisë së PD, Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika tha sot se një punonjës policie dhe një qytetar janë të lënduar lehtë. “Ndërhymë dhe larguam protestuesit pas kërkesës së një grupi deputetësh të PD” tha ai për gazetarët. “Oborri i godinës së PD është vendngjarje, policia dhe prokuroria do të hetojnë ” tha Panganika. Ai deklaroi se “Protestuesit dhe ata që kanë përdorur akte dhune do të dalin para ligjit”.
Pas këtyre deklaratave drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj mbërriti në godinën e PD.