Policia e Shtetit vendos kontrollin në ambientet e selisë së PD

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan ndihmën e saj pasi u rrezikohej jeta nga protestuesit, trupat e policisë kanë ndërhyrë në ambientet e selisë së PD. Protestuesit përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha janë larguar nga oborri. Policia u bëri thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Ajo u bëri thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.