Ngjarja në Qafë Gjashtë, caktohet gjyqtari i cështjes
Shorti i hedhur sot ne Gjykaten e Krimeve te Randa ka caktuar zotin Fran Prendi si drejtues të procesit që, pritet të nisë së shpejti për ngjarjen e rëndë të ndodhur 11 vjet më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi do të shqyrtojë cështjen në ngarkim të të akuzuarve si autorë të vrasjes me armë zjarri të një punonjësi policie dhe plagosjen e disa të tjerëve në vitin 1997 në Qafë Gjashtë të Sarandës. Lajmi u konfirmua nga burime të kësaj Gjykate, sipas të cilës ka qënë shorti i hedhur sot që ka caktuar zotin Prendi si drejtues të procesit që, pritet të nisë së shpejti për ngjarjen e rëndë të ndodhur 11 vjet më parë në Sarandë.
Me cilësinë e të pandehurit si autor të ngjarjes janë marrë nga prokuroria shtetasit Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori, Alqi Paguni. Nderkohë që, do të procedohet në mungesë shtetasi Eduart Cipa, për të cilin janë vënë në kërkim autoritet policore.
Personat e lartëpërmendur akuzohen për vrasjen e punonjësit të policisë Gjergj Mehmeti si dhe për plagosjen e disa të tjerëve në vitin 1997 në Gjafë Gjashtë. Për dokumentimin ligjor të çështjes, prokuroria do të thërrasë në Gjykatë për të dëshmuar, 67 persona, mes të cilëve ish-drejtues të strukturave të rendit të asaj kohe.
(d.b/BalkanWeb)