Tirana feston sot 64 vjetorin e clirimit të saj
Qindra veteranë të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacional-Clirimtare kanë përkujtuar sot 64-vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Kretari i bashkisë së Tiranës tha se “mundi i atyre që luftuan për liri do kujtohet gjithmonë”
TIRANE- 64-vjetori i Çlirimit të Tiranës është përkujtuar sot në një ceremoni solemne në sheshin më të ri të kryeqytetit, pranë “Ushtarit të panjohur”. Përpara qindra veteranëve, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacional-Clirimtare, të afërmve të të rënëve, miq e dashamirës të Tiranës, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Edi Rama falënderoi veteranët e luftës për sakrificat, duke i cilësuar idealet e tyre të patjetersueshme për Europën e Bashkuar…
“Faleminderit njëmijë herë, miqtë e mi vetërane dhe veteranë, për dëshminë dhe praninë tuaj në këtë jetë të përbashkët dhe më lejoni t’ju siguroj se pa as më të voglin dyshim, mundi juaj, jo vetëm nuk ka shkuar dëm por do të mbetet një pikë e ndritshme referimi për ne dhe për ata që do të vijnë pas”
Me pas pranë sheshit tek ushtari i panjohur ceremonia vijoi me homazhet e rastit tek busti simbol i të gjithë të rënëve në Luftën për Clirimin e Kryeqytetit.
(s.g/BalkanWeb)