Ngjarja te “Onkologjiku”, Apeli i Posaçëm ndryshon masën për mjekun Edmond Gashi

TIRANË 11 /ATSH/ Apeli i gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar, ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun onkolog Edmond Gashi, duke i caktuar kundrejt garancisë pasurore detyrim paraqitje.
Mjekut Edmond Gashit i është bllokuar pasaporta për të mos e lejuar që të dalë jashtë vendit.
Sipas hetimeve të prokurorisë së Posaçme, mjeku Edmond Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij Halil Gashi.
Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, sipas Prokurorisë mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash. /j.p/