E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në Roskovec: 69-vjeçari pëson arrest kardiak gjatë një konflikti ku ishte i pranishëm djali i tij

Sipas të dhënave paraprake nga policia, rreth orës 20:00, shtetasi B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është transportuar pa shenja jete pranë Qendrës Shëndetësore të qytetit.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, rezulton se i moshuari ka pësuar atakun në zemër pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër. Policia sqaron se vetë 69-vjeçari nuk ka qenë fizikisht i përfshirë në përplasje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në terren dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›