E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngjarje e rëndë në zonën e Freskut në Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe më pas vetëvritet

Krimi brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të enjteje (4 janar). Një person ka qëlluar për vdekje vëllain dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Fresk, në rrugën “Xhon Belushi”, ku 63-vjeçari i identifikuar si Vehap Cami ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij, 68-vjeçarin Lulëzim Cami dhe më pas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›