E Martë, 3 Nëntor 2026

Vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait në Elbasan, prangoset autori dhe procedohet bashkëshortja e tij

Zbardhet vjedhja e një shume parash në një banesë, si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, i zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Bathës”.

Ky si rrjedhojë e operacionit “Sundimi i Ligjit” është arrestuar një 38-vjeccar nga policia e Elbasanit.  Shtetasi Elton Muça ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me bashkëshorten e tij ka vjedhur nga shtëpia e vëllait të tij një shumë parash prej 17 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i këtij shtetasi i cili dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Në njoftimin e policisë mëshohet se vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.  Procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda pro aktivë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”. Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.” Bëhet e ditur nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›