Ngjarjet ne Kashar dhe Bathore 3 te arrestuar dhe 4 ne kerkim
Policia e shtetit ka bere te ditur se per ngjarjen e ndodhur dje ne Kashar mbrem eshte bere arrestimi i Luan Sulaj 32 vjec dhe Viktor Sulaj 27 vjec. Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se ne Kashar per motive te dobeta kane kanosur me arme dhe goditur me sende te forta shtetasit Fatjon Xhavit Kamberi 26 vjecc dhe Genci Xhavit Kamberi 33 vjec. Nderkohe qe jane shpallur ne kerkim Alfred Sula Ismail Sula Ramazan Sula dhe Ndricim Lleshi.
Lidhur me ngjarjen ne Bathore eshte bere arrestimi i Krenar Baja 21 vjec. Arrestimi i tij u krye sepse pas nje konflikti midis simpatizanteve te dy subjekteve politike shtetasi i mesiperm dyshohet te jete autor i demtimit te dy automjeteve tip Volzvagen Bora dhe Golf ne pronesi te shtetasve Elvis Vladi 20 vjec Ardian Ali 26 vjec banues ne Tapize. Gjithashtu jane proceduar penalisht per bllokim rruge ne Bathore edhe 10 shtetas. Aktualisht vazhdon puna ne marrjen e deklarimeve ndaj personave te tjere qe kane dijeni per rrethanat e ketij incidenti ndersa materialet ju derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Policia e Tiranes ka sqaruar subjektet politike dhe opionin publik se veprimtarine e punes se saj eshte e bazur ne ligj dhe siguron paanshmeri objektivitet trasparence dhe angazhim serioz per permbushjen e te gjitha detyrave e pergjegjesive te ngarkuara me ligj.
Dy incidentet jane shenuar dje pasdite policia deklaroi se ne te dy rastet shkak kane qene simbolet partiake. Ne Kashar dy vellezerit Genci dhe Fation Kamberi te cilet kane nje lokal jane perplasur me shtetasit Luan Sulaj Shkelqim Lleshi Fred Sula dhe Zani Sula. Ne njoftimin zyrtar per shtyp policia deklaron se ngjarja ndodhi me qellim heqjen e flamujve te Subjektit Politik Partia Demokratike dhe vendosjen e flamujve te Subjektit Politik Partia Socialiste e Shqiperise. Dy vellezerit njeherazi dhe pronare te lokalit sipas policise nuk kane pranuar per heqjen e flamujve pasi lokali eshte ne pronesi te tyre dhe eshte prone private. Nderkohe burime nga vendngjarja bejne te ditur se mes vellezerve Kamberi dhe personave te tjere ekziston nje konflikt pronesie i cili me pas ka gjeneruar ne sherr per flamujt.
Ngjarja e dyte ndodhi dje rreth ores 16.00 ne lagjen Nr.6 Bathore ne Tirane. Sipas njoftimit zyrtar te policise dy automjete te tipeve Volksvagen dhe Golf 3 me drejtues shtetasit Elvis Vladi dhe Ardian Aliu kane qene duke qarkulluar ne kete segment rrugor dhe mbajtur flamuj te Subjektit Politik Partise Socialiste e Shqiperise. Gjate levizjes ne kete segment rrugor keto dy automjete jane ndaluar nga nje shtetas i cili ka qelluar me gure dhe shkopinj ne drejtim te dy automjeteve te sipercituara duke i demtuar ato dhe me pas eshte larguar.