E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata dhe Piramida

Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dy protagonistet kryesore te shembjes se Piramides kane heshtur publikisht ndaj propozimit te kandidatit te tyre per bashkine e Tiranes per mosprishjen e saj. Berisha duket se eshte konsultuar me Bashen per tia toleruar formalisht deklaraten ndersa zonja Topalli ka reaguar shume eger ne mjediset e brendshme te PD-se ndaj deklarates.

Ne te vertete deklarata e Bashes eshte nje nga startet e forta te fushates elektorale. Basha e ka marre vendimin bazuar ne sondazhe ku diferenca mes tij dhe Rames shumefishohej sidomos ne piken kur flitej per qendrimin ndaj Piramides. Tani jemi para nje debati te brendshem shume te forte nese Basha rrezikon apo fiton me shume nga kjo deklarate.

Perfaqesuesit e vijes se ashper ne PD dhe sidomos ish te persekutuarit politike qe jane nje nga kolonat kryesore te asaj partie ndjehen shume te lenduar. Te indoktrinuar pak dhe nga argumentet populiste te Berishes mbi dobine e prishjes se Piramides bile me 20 shkurt ata natyrisht qe jane tronditur nga qasja teresisht e ndryshme e Bashes ndaj ketij debati.

Po ashtu te merzitur me te jane dhe gjithe njerezit drejtues te PD-se te keqperdorur per tre muaj rresht ne debate per prishjen e saj. Por zonja Toaplli ka nje krye-arsye te jete e terbuar pasi ajo kaloi nga fjala ne vepra dhe beri nje procedure te tere parlamentare dhe administrative per prishjen e saj dhe ndertimin e nje kompleksi modern parlamentar shume te kushtueshem.

Pra gjithcka duket krejt e pamundur per tu prapesuar vetem per shkak te deklarates se Bashes. Burime nga zyra e zonjes Topalli bejne te ditur se ajo ka pasur nje debat te nxehte me Berishen gjate dites se djeshme per kete ceshtje dhe eshte arritur nje kompromis qe ajo te mos shfaqet para kamerave per disa dite derisa media te mos e pyese per kete ceshtje.

Por ajo qe duket me e besueshme eshte se Basha nuk ka bere keto llogari kur ka bere ate deklarate. Ai nuk ka llogaritur se sa i fyen ish te perndjekurit brenda partise se tij apo ata qe realisht besojne se ajo duhet prishur pasi sic u ka thene dhe Berisha ka qene e projektuar per varr te Enver Hoxhes. Basha sipas gjithe gjasave e ka bere kete deklarate per te injoruar dhe pastaj per te hedhur ne ere vrullin me te cilen zonja Topalli ka nje muaj qe flet perdite per Piramiden dhe Kuvendin.

Qysh nga prania e saj gazmore ne debatin Rama-Berisha per Piramiden dhe deri para nje jave ajo ka qene protagonistja e mbajtjes gjalle te debatit mbi prishjen e Piramides dhe ndertimin e parlamentit. Sikur te mos mjaftonte kjo vetem dy jave para fushates ajo e shnderroi zyren e saj ne vend pelegrinazhi per gjithe nxenesit studentet dhe pensionistet demokrate te Shqiperise per te vizituar maketet e vizatuara te parlamentit te ri.

Pastaj nje jave para fushates ajo u perfshi ne polemika publike me liderin e opozites dhe shtypin pershi gazeten tone per faktin se ajo kishte parazgjedhur fituesin. Ne ju referuam nje gazete vjeneze qe kishte njoftuar qysh me 12 mars fituesin e tenderit te parlamentit te ri dhe zonja Topalli nuk pertoi te dergonte njerez ne Vjene dhe ta detyronte gazetarin te shpjegonte dhe rishkruante shkrimin duke theksuar se ai kishte njoftuar pjesemarrjen e tij si fitues i sigurt por jo fitoren e tij.

Te gjitha keto detaje te marredhenieve te saj publike mbajne realisht nen terror kandidatin Basha i cili kishte ne dore sondazhe te renda per impaktin publik te kesaj ngjarjeje te cilen zonja Topalli po e bente fakt te kryer. shte pikerisht kjo lufte e eger mes tyre dhe kjo paranoje e Bashes per nje veprimtari publike te qellimshme kunder fushates se tij qe e kane shtyre ate me shume se analizat reale te tronditjes se elektoratit te vet te beje ate deklarate e cila po rezulton siperfaqesore pasi nuk po mbeshtetet as nga Berisha as nga Topalli.

Ajo qe eshte e qarte eshte se brenda PD-se Basha po perpiqet te beje fushate me strukturat e veta paralele me PD me shtabin e vet elektoral qe ska lidhje me PD-ne tradicionale por eshte ne shumice me njerez qe kane qene dikur pjese e se majtes kunder PD-se bile dhe pjesetare te stafit te Edi Rames ne vitin 2007. Nga ana tjeter shihet qarte se ka nje mosangazhim te forte te drejtuesve aktuale te PD-se te cilet jo pa qesendi u thone militanteve se Basha i ka punet ne rregull ka sjelle partine e tij dhe do te fitoje

Kjo ndarje e forte mes tyre dhe paranoja e tij se beteja per Kuvendin e ri behej per te hedhur ate ne ere dhe jo per te ndertuar nje parlament duket se kane qene shkaqet kryesore te deklarates se Bashes. Edhe pse Berisha mund ti kete miratuar nje levizje taktike per kete ceshtje ai eshte tani ne pozite te veshtire pasi kane kaluar tre dite dhe ideja me e guximshme e Bashes nuk ka asnje mbeshtetje. Pra eshte serish nje akullore me lesh qe po zgjeron boshllekun dhe zgavrat e fushates se tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›