E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Masakra më e madhe në histori qëlluan me snajpera

TIRANË- Kreu i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela ka vizituar nga afër të plagosurit në Spitalin Ushtarak dhe ka lëshuar akuza të rënda, duke thënë se mbi tre viktimat është qëlluar me snajpera. Sipas tij, kjo që u bë sot përpara kryeministrisë është një masakër.

“Sapo dola nga njoftimet e spitalit, janë dhjetra të plagosur dhe tre të vrarë të vdekur deri në këto momente. Masakra më e madhe që është bërë në historinë e Shqipërisë. Vetëm një bandë mund të bëjë masakra të tilla ndaj popullit. I them shqiptarëve të gjithë në këmbë për të ruajtur lirinë, dinjitetin dhe për të respektuar të vrarët që do jenë dëshmorët e lirisë shqiptare. Është e tmerrshme, një masakër nga të katër anët. Kanë qëlluar me snajpera. Kanë qëlluar me cdo mjet”,- tha Ngjela.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›