Presidenti Topi thirrje politikës: Qetësoni demonstruesit
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thuhet në një njoftim të faqes zyrtare të Presidentit ndërsa i bën apel politikës të qetësojë demonstruesit e acaruar në bulevard.
“U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve. Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!”,- thuhet në njoftim.
(m.a/BalkanWeb)