E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Protestat do vazhdojnë në gjithë vendin

Kryetari i PLD-së Spartak Ngjela ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet pasi rezistenca e saj do të jetë shpresa e fitores për liri. Duke folur në protestën e radhës së opozitës Ngjela theksoi se kjo është një betejë e madhe për lirinë e vendit dhe nëse kryeministri Berisha nuk do të dëgjojë atëherë do të fillojnë protestat e mëdha në gjithë Shqipërinë.
"Nëse Berisha nuk do të dëgjojë atëherë në gjithë shqipërinë do të ketë protesta për t'i thënë ndal" theksoi Ngjela duke shtuar se Berisha nuk do të shpëtojë dot nga ky krim elektoral dhe nga të gjitha aferat që ka bërë kundër kombit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›