E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela, tani një lider në sulmin e Partizanit

Marjus Ngjela po shndërrohet në liderin e sulmit të Partizanit. Korcari ka shënuar deri tani tre gola në kampionat (2 kundër Elbasanit dhe 1 kundër Tiranës) dhe në dy në Kupën e Shqipërisë (1 kundër Tepelenës dhe 1 kundër Burrelit) dhe beson se do të japë kontributin e tij në ndeshjen kundër Apolonisë në Fier, për t’i dhënë fitoren të kuqve, që mungon prej 14 javësh.

Ngjela bashkë me Artan Karapicin janë dhe dy golashënuesit më të mirë të Partizanit (secili nga 3 gola),nga  9 gola që ka shënuar në total skuadra e Duros në 15 javë kampionat.

Edhe Elis Bakaj do të jetë në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro në përballjen kundër fierakëve, një skuadër që trajneri i të kuqve e ka drejtuar në vitin 1999.

Apolonia synon në mbështetjen e tifozerisë bardhjeshile, duke hapur dhe dyert e stadiumit “Loni Papuciu”. Trajneri serb i Apolonisë, Esad Karishik, synon rikthimin te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Kapiteni Maringlen Shoshi e konsideron si një finale takimin, pasi përballen dy skuadra që ndodhen në zonën e ftohtë të Kategorisë Superiore. Të njëjtin mendim ndan edhe mbrojtësi fierak Mikel Spaho.


E Premte, 19 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›