E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyra e automobilit faktor rrezikues per aksidente

MELBURN - Makinat me ngjyre te zeze marrin pjese me shpesh ne aksidente rrugore, ndersa ata te bardha jane me te sigurt, treguan rezultatet e studimit qe beri qendra australiane per hulumtimin e aksidenteve rrugore ne Universitetin Monas ne Melburn. Qendra e hulumtoi ndikimin e 17 ngjyrave te makinave si faktor per aksidente automobilistike. U konfirmua se ne krahasim me makinat e bardha, automjetet me ngjyre tjeter kane me teper rrezik per aksidente rrugore.
Behet fjale per automjete qe per shkak te ngjyres jane me pak te dukshem. Hulumtuesit konkluduan se rreziku nga aksidenti pas timonit te nje makine te zeze gjate dites eshte per 12 per qind me i madh sesa pas timonit te nje makine te bardhe. Ngjyra te rrezikshme jane edhe ngjyra gri, ajo e argjendte, ngjyra blu dhe e kuqe. Per studimin u shfrytezuan edhe te dhenat e aksidenteve automobilistike qe kane ndodhur ne periudhen kohore 1982-2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›