E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyrat në FAP

Në Galerinë FAP u çel mbrëmë ekspozita Ngjyrat (Colors), e piktorit Azem Kucana, dje në orën 19:00. Ekspozita përmban: piktura, vizatime dhe grafika. Sipas artistit, piktura bën të dukshme ndjeshmërinë, perceptimet dhe përvojën e gjithsecilit. Përpara telajos, kanavacës së bardhë piktori kërkon njollën, ngjyrën dhe linjën e munguar.

Kjo ekspozitë sjell një monolog shumëvjeçar të Kucanës me veten, refleksione mbi realitetin rrethues: lulet, pemët, rrënjët, malet, njerëzit, qytetet etj.. Qëndron e hapur deri më 18 qershor. Azem Kucana (1971), aktualisht ndjek studimet M.a në Universitetin e Arteve, dega Pikturë Monumentale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›