E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjyros kokën tullace

Këngëtarja britanike, Jessie J pak ditë më parë ka rruar flokët e saj për bamirësi. Këtë gjë ajo e ka bërë në kuadër të organizimit ‘Red Nose Day’ meqë rast ka pranuar të sakrifikojë flokët e saj për të ngritur fonde për bamirësi.

Jessie nga flokët e gjatë e të bukur, ka lënë vetëm një pjesë minimale të tyre. Ndërkaq, ato pak flokë ajo ka vendosur ti ngjyros në të bardha.

Pas prerjes së flokëve, këngëtarja përveç këtij gjesti bamirës, ka marrë komplimente edhe për dukjen. Ndërkohë, ngjyra e bardhë në qimet e mbetura në kokën e saj e kanë bërë të duket edhe më seksi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›