E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selena Gomez po ndjehet nervoze

Selena Gomez po ndjehet tejet nervoze për performancën e saj në ‘MTV Movie Awards’.

Këngëtarja dhe aktorja ka qenë shumë e zënë duke punuar në filmin e saj më të ri ‘Spring Breakers’ por ajo këto ditë do të ketë rastin të tregojë edhe njëherë aftësitë e saj vokale. Por, të rikthehesh në skenë pas një periudhë shkëputje po e bënë 20 vjeçaren që të ketë tremë dhe ta vënë në pikëpyetje performancën e saj në këtë ceremoni.   "Është performanca ime e parë pas rikthimit si këngëtare. Jam shumë nervoze”, ka thënë ajo përMTV News. Ka pak javë që Selena i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin, Justin Bieber. Ndryshe nga ky I fundit që e kanë përcjellë probleme e skandale të shumta kohëve të fundit, Selena ka qenë duke bërë totalisht të kundërtën. Momentalisht, këngëtarja është në kulmin e suksesit të saj e sidomos në aktrim./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›