E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjyrosja e vezëve dhe buka e Pashkës, tradita që ruhet ndër vite

Që prej të enjtes në mëngjes, besimtarët ortodoksë kanë nisur përgatitjet për festën e Pashkës, duke ngjyrosur vezët dhe duke gatuar bukën tradicionale. Këto rite ruajnë gjallë zakonet e trashëguara ndër breza.

Mimoza Duka, një amvise nga Gjirokastra është një prej atyre që kujdeset që këto tradita të mos harrohen. Ajo respekton dhe ndjek me përkushtim këto rite , duke u kujdesur për të gjitha përgatitjet e tavolinës festive.

Për këtë  feste, të djelën e Pashkës, familjarët, të afërmit dhe miqtë mblidhen dhe festojnë, pasi  kryhet edhe riti i çukitejs së  vezëve.

Rasti Mimoza Dukës është një shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, ku tradita dhe dashuria për familjen bashkojnë njerëzit përtej besimeve.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›