Ngozi Okonjo-Iweala synon postin drejtues te Bankes Boterore

Per here te pare ne histori ka shume kandidate per postin drejtues te Bankes Boterore institucion i cili ka misionin per te luftuar varferine globale permes rritjes se zhvillimit ekonomik. Kandidatet do te kene rastin te intervistohen per postin duke filluar nga 10 prilli ketu ne kryeqytetin amerikan. Gara e ve perballe kandidatin amerikan Jim Yong Kim perballe Jose Antonio Ocampo te Kolumbise dhe Ngozi Okonjo-Iweala te Nigerise. Ne vazhdim ju ftojme te ndiqni nje profil te zonjes Ngozi Okonjo-Iweala.
Ngozi Okonjo-Iweala ka nje eksperience te gjate ne nivelet e larta te Bankes Boterore ku ajo punon me drejtuesit e vendeve dhe kerkon te merren masa per te luftuar varferine.
Kjo eshte sfide per boten rreth 1 miliard njerez ngrysen te uritur.
Aktualisht ajo eshte Ministre e Financave e Nigerise dhe po ashtu sherben edhe si Ministre e Jashtme. Karriera e saj filloi pas shkollimit ne Universitetin Harvard dhe ne Institutin Technologjik te Massachussets-it. Ajo i ka lene pershtypje mjaft te mira ekspertit nderkombetar te ekonomise Uri Dadush ish koleg ne Banken Boterore.
Ajo ka eksperience te madhe zhvillimi ne shume pjese te botes dhe eksperiencen e drejtimit te ministrise se financave dhe nje ministri ekomonie ne nje prej mjedisve me te veshtira te botes. Ajo ka qene nje luftetare e vendosur kunder korrupsionit.
Si Ministre e Financave Okonjo-Iweala zemeroi shume nigeriane duke shkurtuar subvencionet nje perpjekje qe i kurseu para qeverise por shtoi koston e karburantit per konsumatoret. Ajo argumentoi se parate do te perdoreshin me mire ne projekte qe do te pakesonin papunesine e madhe te Nigerise.
Kritiket e saj thone se puna e gjate ne Banke e ben me pak te mundur qe ajo te sjelle ide te reja apo te ndryshoje kulturen e institucionit. Por nje ekspert zhvillimi thote se ajo do te ofronte nje perzierje te bollshme te eksperiences financiare dhe diplomatike. Nancy Birdsall e Qendres per Zhvillim Global thote se ajo po ashtu ka ekperience ne marrjen e vendimeve te veshtira.
Ajo ka kaluar shume prova dhe ka eksperience si ne nivelin politik ashtu edhe ne ate makroekonomik te vendeve ne zhvillim.
Zonja Birdsall thote se eshte inkurajues fakti qe Okonja-Iwela eshte mes e kandidateve per postin drejtues te Bankes Boterore. Deri me tani presidenti i bankes ka qene gjithmone amerikan nderkohe qe Fondi Monetar Nderkombetar eshte drejtuar nga nje evropian.
Vitin e kaluar Washingtoni mbeshteti emerimin e ish ministres franceze te financave Christine Lagarde per te drejtuar FMN-ne perkundrejt nje kandidati nga tregjet ne zhvillim. Kurse tani evropianet mund mbeshtesin kandidatin amerikan per drejtuesin e Bankes Boterore. Fuqia e kombinuar votuese amerikano-evropiane ne secilen prej ketyre organizatave e ben te veshtire per kandidatet nga vende te tjera qe ti japin fund tradites se udheheqjes perendimore te institucioneve ne fjale te cilat kane nje ndikim shume te madh ne boten ne zhvillim.