E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet instituti i hapesires per kerkime bio-mjekesore

Krijohet instituti i hapesires per kerkime bio-mjekesore

Agjencia amerikane e hapesires Nasa eshte duke planifikuar nje mision ne Mars per te matur qendresen e njeriut jashte gravitetit te tokes jashte atmosferes dhe fushes gjeomagnetike te saj. Jo larg nga Qendra Hapsinore Johnson ne Houston te Texasit tani ndodhet nje institut i ri bio-mjekesor qe do te ndihmoje kete mision te ardhshem - duke koordinuar kerkimet nderkombetare per ceshtjet e shendetit qe kane te bejne me fluturimin e njeriut ne hapesire.

Qe kur fluturimet e njeriut ne hapesire filluan me shume se 50 vjet me pare shkencetaret kane mesuar shume per gjera te tilla si efektet e peshes se rendeses ne kocka dhe muskujt- dhe rrezikun e ekspozimit ndaj rrezatimit ne hapesire.

Misioni kryesor i Institutit Biomjekesor i vendosur ne Universitetin Rajs eshte te koordinoje dhe mbeshtese projektet shkencore per te ndihmuar programin amerikan te hapesires.

Ne sherbejme si rrjet per grumbullimin e te dhenave nga studime e kerkime te ndryshme biomjekesore per hapesiren si dhe per vleresimin dhe venien e tyre ne prove thote Jeffrey Sutton drejtor i institutit biomjekesor.

Senatorja nga Teksasi  Kay Bailey Hutchison vizitoi kete institut kur u perurua zyrtarisht ne muajin mars dhe pa nga afer pajisje mjekesore me ultratinguj qe mund jo vetem te diagnostikoje por edhe te trajtoje guret ne veshka dhe semundje te tjera.

Nje nga funksionet kryesore te institutit eshte organizimi i  leksioneve dhe konferencave mbi kerkimet mjekseore si ky ne Shkollen e Mjekesise Baylor po ne Teksas.

Ekspertja e mjekesise hapsinore Jennifer Law thote se puna e mjekeve ne kete fushe  fiziologji normale ne nje mjedis te parregullt.

Duke studiuar trupin ne nje mjedis tjeter ne thelb ne shohim se si sistemet e ndryshme te trupit te pershtaten me mikrogravitetin.

Eksperja Law  thote se kerkime te tilla kane ndihmuar zhvillimin e trajtimeve per njerezit qe vuajne nga semundjet e tilla si osteoporoza.

Por qellimi afatgjate i NASA-se per dergimin e njerezve me miliona kilometra larg ne Mars - ne nje mision vajtje ardhje qe zgjat me shume se nje vit - ngre te gjitha llojet e problemeve shendetesore sidomos ceshtjen e prekjes nga rrezatimi.

Ka gjithashtu shqetesime rreth problemeve psikologjike dhe sociale qe mund te rezultojne nga te paturit e nje ekuipazh te ngujuar se bashku ne nje automjet te vogel per nje periudhe te gjate - dhe qe fluturojne permes hapesirave ku njerezit nuk kane shkuar kurre me pare.

Jeffrey Sutton Instituti kombetar i Biomjekesise Hapsinore
Ajo qe ne po perpiqemi te bejme eshte te shtyjme kufijte e mjekesise dhe te hapesires .... dhe kjo sigurisht nuk eshte pa rrezik.

Doktor Sutton thote se e ardhmja e njerezimit mund te varet ne aftesine per te udhetuar ne menyre te sigurt pertej planetit tone.

Barnat qetesues mund te kthehen ne shqetesues

Statistikat e fundit tregojne nje prirje shqetesuese mjekesore qe eshte duke dale jashte kontrollit. Numri i amerikaneve qe marrin barna qetesues ose kunder dhimbjeve eshte ne rritje ne menyre drastike. Barna te tilla kur merren pa mase e pa nevoje shkaktojne efekte te renda anesore madje edhe vdekje.

Sipas statistikave te administrates amerikane te barnave ne disa rajone te Shteteve te Bashkuara shitjet e disa barnave me baze Oxycodone si Oxycontin Percocet dhe Percodan u rriten 16 here mes viteve 2000 dhe 2010. Ne te njejten kohe ne rajone te tjera sidomos ne pjesen e mesme perendimore dhe Apalashet perdorimi i barnave me baze hydrocodone si Vicodin Norco dhe Lortab eshte gjithashtu ne rritje.

Nje shperthim i tille konsumi ka cuar ne nje numer vdekjesh. Statistikat tregojne se vetem ne vitin 2008 nga mbidoza me barnave qetesues me baze oxycodone vdiqen 15 mije persona.

Varesia nga barna te tilla ka nxitur shtimin e shitjeve e deri ne grabitje te farmacive nderkohe qe gjithnje e me shume njerez jane ne kerkim te mjekeve per te siguruar ne menyre te padrejte receta per barna qetesues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›