E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngre siparin Tirana Fest

Sheshi 'Nene Tereza' eshte shnderruar mengjesin e se shtunes ne nje hapesire lojerash dhe argetimi per femijet e kryeqytetit.

Aktiviteti hapi siparin e festimeve te 'Tirana Fest', nje eveniment dyditor i cili do te perfshije nder te tjera nje koncert, ku do te performojne kengetare te njohur kristiane nga Shqiperia si dhe disa grupe te huaja.

Gjithashtu pjese e organizimeve do te jene aktivitete sportive ekstreme si dhe nje sherbese evangjelike nga Luis Palau, i cili do te predikoje per te pranishmit fjalen e Zotit.

Me te vegjelit kane vershuar per t'u zbukuar me vizatime ne fytyre, ndersa femijet me te rritur jane argetuar duke marre pjese ne aktivitetet dhe lojerat e ndryshme, te ngritura ne shesh posaçerisht per kete event.

Iniciativa ka rezultuar shume pozitive per zbavitjen e brezit te ri dhe ka qene nje mundesi me teper per ti sjelle ata se bashku. Argetimi do te vijoje edhe dreken e se dieles, ku femijeve do t'u krijohet serish shansi  per t'u hedhur ne keshtjellat e fryra, apo per te marre pjese ne lojerat dhe zbavitjet e tjera, te cilat jane ofruar falas per vizitoret e mitur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›