Starton Tirana Fest, të parët që festuan ishin fëmijët

“Tirana Fest” ka nisur festimet në sheshin “Nënë Tereza”. Qe në orët e para të mëngjesit fëmijët e kryeqytetit i janë bashkuar koncertit, duke i`u gëzuar shfaqeve argëtuese, koncertit, lojrave të ndryshme dhe pjesëve humoristike. Erjon Dielli, një nga organizatorët e "Tirana Fest "thotë se ky koncert prek të gjitha moshat.
Janë plot dy ditë festime organizuar nga të gjitha kishat Ungjillore të Tiranës në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë nën predikimin për besim, shpresë dhe dashuri.
E shtuna ka startuar në orën 09.00 të mengjesit me festival kushtuar fëmijëve, ndërsa në orën 17.00- 18:00 do ketë shfaqe me sporte extreme Motorra, Skateboard etj dhe nga ora 18.00 -23.00 skena do jetë e hapur për zërat e njohur të muzikës, të cilët do të performojnë live si Eugent Bushpepa, Saimir Braho, Juliana Pasha dhe përshendetja e Luis Palau. Koncerti vijon edhe të dielën.