Ngre siparin ne TV Klan emisioni "Takimi i pasdites"
Startoi pasditen e djeshme emisioni me i ri ne Tv Klan, "Takimi i pasdites", prezantuar nga Rudina Magjistari. Regjisor i ketij emisioni strukture te televizionit kombetar Klan, eshte Trim Radoja, ndersa kryeredaktor gazetari Fatos Hakorja. "Perditshmeria nuk eshte e thjeshte, kerkon shume perkushtim, por Tv Klan ka vene ne dispozicion te ketij programi cdo mjet per ta bere ate qe te vije sa me i bukur dhe me i kompletuar te publiku", tha dje Rudina Magjistari. Bukuroshen e ekranit e shohim kesaj radhe serish ne TV Klan, ne dashurine e saj te hershme. "Jam rikthyer ne nje kanal televiziv me te cilin jam shume e lidhur shpirterisht, kisha nostalgji te madhe per te rinisur, per te bere gjera te bukura, ne kete komunikim me publikun, ku ne do themi gjerat qe duam te ndajme me ta, por edhe ata jane te ftuar te ndajne me sugjerimet e tyre", shtoi me tej prezantuesja simpatike.
Te ftuar per puntaten e pare ishin kengetaret e afirmuar shqiptare, qe kane perfaqesuar vendin ne Eurosong, duke nisur qe nga Anjeza Shahini, Frederik Ndoci, Olta Boka dhe Kejsi Tola. Artistet dhane detaje per kenget e tyre ne kete festival evropian. Nderkohe, edhe Ledina Celo dhe Luis Ejlli jane kengetare pjesemarres ne Eurovizion, por nuk u be e mundur pjesemarrja e tyre ne studio. Ledina Celo pershendeti shikuesit e programit te pasdites ne TV Klan permes nje video nga interneti, duke qene se ajo ndodhet aktualisht ne Gjermani. Te ftuarit shprehen konsideratat e tyre per pjesemarrjen e radhes ne Eurovizon ne Oslo te Norvegjise, nga kengetarja Juliana Pasha me kengen e saj "Nuk mundem pa ty", qe do kendohet ne versionin anglisht. Juliana Pasha gjendet aktualisht ne Greqi, ne kuader te turit te saj per promovimin e kenges. Permes nje inserti, Pasha, e cilesuar si zeri i muzikes live, sqaroi per publikun se turi i kenges ka nisur qe ne muajin mars, ndersa kenga eshte regjistruar ne studiot me ne ze ne Angli dhe Amerike.
Diten e sotme "Takimi i Pasdites" do t'ia lere kohen televizive ndeshjes se Champions League, CSKA-Inter, por duke nisur nga neser, ajo do te jete cdo dite prane jush, nga e hena deri te premten.