E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrica ne Bulqize minatoretnderpresin punen ne zonen D

BULQIZE- Ne qarkun e Dibres temperaturat jane shume te uleta dhe ngrica e akulli ka shkaktuar probleme per banoret e zones. Ne Bulqize policia nuk ka lejuar transportimin e kromit nga zona D drejt Durresit per shkak te akullit dhe ngricave qe kane pushtuar akset e kesaj zone.

Nuk eshte lejuar levizja e makinave te tonazhit te rende nga zona D ne drejtim te Durresit pasi akulli mund te shkaktoje rrezik per levizjen e makinave. Gjithashtu prej 3 ditesh rreth 300 minatore nuk kane mundur te shkojne ne miniere per shkak te bores dhe akullit. Punetoret e Drejtorise se Mirembajtjes se Rrugeve po punojne me hedhjen e skorieve dhe kripes por serish eshte e pamundur levizja.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›