E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejfulla Shtepani Ministri iArsimit po politizon zgjedhjet

TIRANE- Ne universitetin e sporteve ne Tirane beteja per postet drejtuese ka pezulluar edhe vete zgjedhjet. Shkak eshte bere pika 7.10 e rregullores se zgjedhjeve e miratuar ne baze te ligjit te arsimit te larte nga senati akademik i ketij universiteti por qe nuk ka marre firmen e kreut te senatit qe eshte njekohesisht edhe rektori i universitetit Vejsel Rizvanolli. Ish-rektori i ketij universiteti Sejfulla Shtepani Ne fotone nje interviste per Shqiptarja.com thote se ministri i Arsimit Myqerem Tafaj po nderhyn ne autonomine e universitetit dhe po shkel ligjin e arsimit te larte.

Profesor cfare po ndodh me procesin e zgjedhjeve ne universitetin tuaj
Ata jane pezulluar nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Shkak per kete vendim eshte bere pika 7.10 e rregullores e miratuar me shumice votash ne senatin akademik ashtu sic edhe percakton ligji. Kjo pike percakton se Nuk mund te kandidojne per organe drejtuese dhe autoritet drejtues ne UST personat per shkak te daljes ne pension ne UST nuk mund te plotesojne mandatin 4-vjecar.

Sipas jush a ka te drejte ministria e Arsimit te marre nje vendim te tille
Jo Ministria e Arsimit me kete vendim po tregon se i ka politizuar zgjedhjet ne universitete dhe po mundohet ti jape nje dore kandidatit te saj. Kjo rregullore e perseris edhe njehere eshte miratuar ne senatin akademik dhe ketu nuk ka fare te drejte te nderhyje ministria e Arsimit. Ajo me kete veprim po cenon autonomine e universitetit.

Cfare kerkon ministria e Arsimit
Pas ankeses se rektorit Vejsel Rizvanolli i cili mbush moshen e pensionit gjate mandatit te dyte ministria e Arsimit na ka nisur nje shkrese ku na kerkon ta heqim kufizimin e moshes per te kandiduar per nje post drejtues ne universitetet.

Po senati akademik a ka ndermend ta beje nje gje te tille
Une jam vete anetar i senatit akademik dhe kjo rregullore eshte miratuar me shumice votash. Ndaj ne nuk kemi ndermend te ndryshojme rregullat vetem se nuk i shkojne per shtat nje personi.

Po cfare do te ndodhe me zgjedhjet ne universitetin tuaj
Ligji parashikon qe kush ankesa mund ti drejtohet gjykates zgjedhjet zhvillohen dhe eshte gjykata ajo qe vendos nese ata jane legjitime apo jo. Ligji eshte i qarte.

A ka nisur fushata a jane shpallur kandidaturat per postet drejtuese ne universitetin tuaj
Sigurisht qe jo. Gjithcka ne universitetin tone eshte bllokuar nga ministria e Arsimit dhe Shkences pa te drejte.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›