Ngrihet Komisioni Hetimor per Kreshnik Spahiun

Ngrihet Komisioni Hetimor për punën e nënkryetarit të Keshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kërkesa e deputetëve demokratë mori votat e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës braktisën sallën para votimit, ndërsa punimet e sotme të Komisionit të Ligjeve u shoqeruan me debate të ashpra.
Kreu demokrat i ligjeve, Ilir Rusmali, i cili thirri mbledhjen e komisionit dy ditë pasi kërkesa e deputetëve të mazhorancës u bë e njohur nga kryeministri Sali Berisha, ka vënë në dijeni për nisjen e procedurës edhe zotin Spahiu, sepse kjo është një kërkesë e rregullores së Kuvendit, që detyron të dëgjojë anëtarin e një organi kushtetues për të cilin kërkohet shkarkimi, të dëgjohet para komisionit, përpara se ai t’i dërgojë parlamentit raportin për ngritjen ose jo të komisionit hetimor.
Sipas kërkesës së demokratëve, komisioni hetimor do të ketë tre javë kohë për të verifikuar shkeljet e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e detyrës së tij.
Kreshnik Spahiu ishte i pranishem ne mbledhje, por u largua me kerkese te kryetarit te Komisionit Kreshnik Spahiu.
Spahiu denoncoi me pare kërkesën për shkarkimin e tij nga Parlamenti si antikushtetuese.
Kjo cështje vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ku nënkryetari nuk shkarkohet nga Kuvendi. C’lidhje ka qeveria me një institucion të pavarur? C’lidhje ka qeveria me gjyqësorin? Si mundet që në vitin 2012 qeveria të kërkojë të kontrollojë dhe godasë drejtësinë”, deklaroi Spahiu.
Saphiu e cilësoi këtë kërkesë si një sulm të pastër politik. “Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, theksoi Spahiu.