Bumci 21 janari lidhet vetem me Kongresin e Lushnjes
21 janari ka vetëm një përkujtim që lidhet me këtë datë, dhe ajo është Kongresi i Lushnjes, kurse ngjarja e një viti më parë është një akt i dënueshëm që nuk duhet sjellë më në memorien e shqiptarëve. Kështu ka deklaruar Ministri i Kulturës dhe i Sporteve Aldo Bumçi nga Lezha ku ndodhej në ceremoninë përkujtimore të 544 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Bumçi shtoi se kryeministri i vendit do të jeteë në Lushnje më 21 janar, kjo për t’i dhënë vlerën e duhur dhe merituar historisë së vendit tonë.
544 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është përkujtuar në Lezhë me aktivitë të ndryshme. Për ministrin Bumci, Skënderbeu nuk është njeë mit si në shumë vende të tjera, por është një histori e gjallë dhe e dokumentuar, çka e bën kombin shqiptar më krenar për këtë hero, ndaj të cilit duhet të përulemi me krenari. Numri një i Kulturës tha se një nga angazhimet e ministrisë që ai përfaqëson është ngritja e muzeve në shumë qytete të vendit, ku sigurisht bën pjesë edhe Lezha, kjo falë historisë, etnografisë dhe kulturës së këtij rajoni.