Ngrihet Qendra e Evropes Juglindore per Femijet e Humbur dhe ne Shfrytezim

E ngritur ne fillim te rruges Spiru Llui ne sheshin Kastalia te Marusit njerit prej distrikteve me te kamura te Athines Qendra e Evropes Juglindore per Femijet e Humbur dhe ne Shfrytezim nuk ngjall vecse interesim dhe aspak bezdi tek kalimtaret. Ndoshta pse titulli i saj impozant i kujton me se miri gjithsecilit se cdo te thote kur humbet gjene me te cmuar sic jane femijet.
Femijet jane e ardhmja. Ne qofte se nje shoqeri nuk perkujdeset per femijet nuk mund te kete te ardhme. Per fat te keq jemi ne vitin 2010 dhe flasim per femije qe vuajne keqperdoren per femije qe shfrytezohen. Nje gje paradoksale pasi kane kaluar vite nga nenshkrimi i Konventes per te Drejtat e Femijve por ato neperkemben. Jo vetem ne vendet e pazhvilluara por edhe ne vendet e zhvilluara thote per Deutsche Wellen punonjesja sociale dhe shefja e linjave 1056 dhe 116.000 Ioana Lagumxi dhe e ilustron me faktin se 60 e ketyre femijve jane greke. Ajo nuk e fsheh kenaqesine e saj per godinen e inaguruar dhe pajisjet e saj moderne ne saj te ndihmes se donatoreve private. Se shteti eshte shume luajal me deklarata por nuk ve doren ne xhep.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ioana Lagoumxi
Nje godine e dyte e ngjashme ishte inaguruar te nesermen ne Selanik. I pranishem edhe Jim Cannavino presidenti i Qendres Nderkombetare per Femijet e Humbur dhe ne Shfrytezimqe ndermori nismen per Evropen Juglindore ne bashkepunim me fondacionin grek Buzeqeshja e Femijes. Sado godina qe te kishim do ti mbushnim me femijet qe jane neper rruge thote per Deutsche Wellen presidenti i ketij fondacioni Kostas Janopullos qe sic sqaroi diten e inagurimit te Qendres se Selanikut fondacioni u buzeqeshi 850 femijve te rruges por nuk mundi ta beje dhe per 1.200 femije te tjere. Janopullos ishte nga nismetaret me te flakte te Qendres ashtu sic ishte dhe mbetet shpirti i ngritjes nentorin e vitit 1995 te fondacionit qe mbart edhe vulen e dhimbjes se tij familjare. Shkas ishte fleta e 9 nentorit 1995 e ditarit te djalit te tij 10vjecar Andreas Janopullos pak para se te ndahej nga jeta per shkak te kancerit ku shkruante Te gjithe dime diskutojme per disa femije neper rruge qe u mungon buzeqeshja... Le tu japim cte mundim femijve te varfer shqiptareve te vegjel femijve te bardhe dhe te zinj femije jane qe te gjithe dhe meritojne nje buzeqeshje.
Ngazellimi i vogelushit 8 muajsh Marios dhe llastimi i esmeres katervjecare Irinit nga Shqiperia tek kujdestarja e tyre Vasiliqi Skambugjira u kapte faqet sic e konstatuam pak me pas ne vatren Buzeqeshja e Femijes disa rrugica me poshte qendres ballkanike nuk ishte vecse misherimi i amanetit feminor te buzeqeshjes. Strehojme gjithsejt 29 femije te moshes qe nga kater pese muajsh deri 12 vjec. Sic e pate qe nga menyra se si jane ndare ambjentet se si reagojme ne por edhe femijet kemi te bejme me vater familjare dhe jo mjedis fondacioni thote edukatorja Stefania Teku duke e deshmuar natyrshem dhe me buzqeshjen e saj karakteristike. Dhe te mendosh sic sqaron se te gjitha rastet jane forma ekstreme braktisjeje dhe keqtrajtimi femije te derguar me urdher prokurori dhe histori tronditese qe ajo e ka te veshtire te vecoje ndonjeren si me prekese. Dhjete vatra te tilla ka ngritur Janopullos ne gjithe Greqine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stephanie Tekou
Sa per Qendren e Evropes Juglindore per Femijet e Humbur dhe ne Shfrytezim te theksojme se do te funksionoje ne rrafshin operacional dhe jo si vendstrehim per femijet e humbur dhe te evidentuar apo te trafikuar. Krijimi i qendres ka per synim te krijoje marredhenie me te mira me vendet e Evropes Juglindore thekson Janopullos i cili e parafytyron si nje ombrelle per femijet e viktimizuar pasi do te kete si synim parandalimin dhe luftimin e fenomeneve te dhunes keqtrajtimit seksual dhe shfrytezimit por edhe evidentimin e femijve te humbur para se te trafikohen nga nje vend i rajonit neper vendet e tjera. Janopullos flet per nje mentalitet dhe praktike te re te filluar qe ne vitin 2007 me trajnimin e personelit nga Bullgaria funksionimin e qendres Focus ne Rumani dhe perpjekjet per krijimin e nje linje ne Shqiperi. Ne cilin vend te rajonit eshte me i mprehte problemi Aktualisht problemi shfaqet me i madh ne Bullgari ne Rumani dhe pastaj ne Shqiperi thote Janopullos duke sqaruar se identiteti evropian i dy vendeve te para favorizon trafikantet e femijve qe arrijne deri ne Gadishullin Iberik. Deshmi e hidhur vete faqja e Internetit e linjes SOS-1056 me fotografite e 7 femijve te humbur. Midis tyre edhe ajo e 15 vjecarit Artur aria te zhdukur nga Elbasani ne vitin 2004.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendra e Evropes Juglindore per Femijet e Humbur dhe ne Shfrytezim
Qendra ndodhet ne hapat e saj te para dhe ambicja e pales greke eshte qe ti beje vendet e rajonit bashkepartnere fillimisht me shkembimin dhe trajnimin personelit dhe me vone pse jo dhe me vendosjen dhe te ndonje eksperti sic beri Franca duke treguar interesimin e saj per rajonin e Evropes Juglindore. Ne kete salle do te vihen ne eficense linja 1056 per femijet ne shfrytezim ku do te angazhohen 15 vete punonjes sociale dhe psikologe qe ne raste te vecanta mund edhe te shtohen thekson Ioana Lagumxi e cila sqaron se gjate vitit 2009 e njejta linje e Fondacionit te Buzeqeshjes se Femijes regjistroi 374.000 telefonata. Paralelisht do te funksionoje edhe linja 116.000 per femijet e zhdukur e njohur si linja evropiane qe do te jape sinjalin e alarmit ne te gjitha vendet qe me deklarimin e humbjes se femijes diku neper rajon.
Linjat pritet qe te marrin flake me thellimin e krizes pasi sic thote Ioana veshtiresite jane vetem nje hap larg braktisjes se femijve. Por keshtu ne sprove me te madhe jane vete prinderit dhe shoqeria qe nuk duhet te harrojne se buzeqeshja e femijve eshte kontrata me e sigurt me te ardhmen.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama