Nje liber i ri zbulon rolin e Ministrise se Jashtme Gjermane gjate periudhes naziste

Po eshte tronditese qe diplomatet gjermane kane qene bashkeorganizatore te Holokaustit dhe kane marre pjese ne zbatimin e tij. shte e pabesueshme se sa shume prej personelit te dikurshem te MPJ vazhdoi te punonte ne kete ministri pas vitit 1945 persona qe kishin marre pjese ne shfarosjen e cifuteve bene ne kete ministri karriere duke mbrojtur njeri-tjetrin qe te mos zbuloheshin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ramn Garca-Ziemsen
Por po kaq e pakuptueshme eshte qe zgjati 65 vjet deri sa keto fakte te depertonin ne ndergjegjen e opinionit te gjere gjerman. Edhe pse studime te tilla ka pasur edhe me pare. 1979 u botua libri i nje historiani britanik per bashkeveprimin e MPJ per te ashtuajturen zgjidhjen perfundimtare shfarosjen e cifuteve ne Evrope. Ne te pershkruhet pjesemarrja konkrete e MPJ nenshkrimi i urdherave per deportimin e cifuteve dhe se si MPJ u be pjese sistematike e makinerise naziste te shfarosjes. Po ashtu qe ne vitet 1950-te ka pasur deshmi te qarta qe MPJ nuk ishte kopsht i rezistences pasive ndaj Hitlerit sikurse e paraqiste veten pas luftes.
Shume gjera te njohura por te gjitha te harruara
Thene shkurt ka pasur shume gjera qe diheshin. Dhe thuajse te gjitha u harruan. Perballja gjermane me te kaluaren naziste dhe Rajhun e Trete nuk ka qene aq shembullore sa mendohet ne bote. Edhe ajo eshte nje histori e harreses dhe e anashkalimit. Elitat e kane penguar shpesh me ndergjegje konfrontimin me te kaluaren e tyre. Dhe opinioni publik e lejoi nje gje te tille. Si mund te ndodhte nje gje e tille
Pas vitit 1945 shoqeria gjermane ishte gjithe kohes ne kerkim te Gjermanise tjeter asaj te mires - Gjermanise tjeter e cila kishte mbetur e pafajshme e cila ndoshta nuk kishte bere rezistence te hapur por qe nuk e kishte perqafuar ideologjine naziste e cila kishte mbetur rezistente qe e kishte refuzuar marrezine naziste dhe per te cilen ndoshta mund te ishe krenare. Meqenese donte nje fillim te ri Gjermania e re besonte se nuk mund te jetonte me peshen e nje faji teper te madh.
Mitet dhe faji kolektiv
Dhe keshtu filluan te thuren mite fillimisht miti se se shume gjermane moren vesh per Holokaustin prej aleateve pra ne vitin 1945. Vetem nje grup i vogel perreth Hitlerit kishte dijeni se cndodhte ne kampet e perqendrimit si ne Auschwitz apo Dachau. Gjermanet nje popull qe e kishin marre ne qafe. Ky pozicion ishte natyrisht edhe nje lloj reagimi ndaj tezes po aq te padiferencuar te aleateve per fajin kolektiv te gjermaneve.
Me pas miti i ushtrise gjermane i Vermahtit Wehrmacht Ushtaret gjermane nuk kishin marre thuajse fare pjese ne krimet e Hitlerit dhe vec kesaj gjithcka ishte bere se keshtu ishte dhene urdheri.
Te dy keto mite jane hedhur disa dekada me vone poshte prej studiuesve. Ne vitet 1970-te jane botuar shume studime libra dhe jane organizuar ekspozita. Pjese te tera te popullsise jo vetem qe e dinin se perse miqte apo fqinjet e tyre ciftute zhdukeshin papritur por madje ndihmonin per kete gje. Ushtaret kane marre pjese vullnetarisht ne pushkatimet e ciftuteve dhe me urdher. Megjithate zgjati deri ne vitet 1990-te qe keto gjera te beheshin pjese e diskutimeve publike dhe te cmitilogjizoheshin.
Nje nder vendet e fundit ku miti i Gjermanise tjeter vazhdonte te ekzistonte ishte MPJ. Lidhjet e diplomateve ishin ndoshta shume te mira ndoshta ishte respekti i madh per ish-presidentin gjerman Richard von Weizscker babai i te cilit nje nga diplomatet kryesore ne MPJ ishte nje nga shtyllat e idelogjise naziste ne MPJ. Por shume e madhe ishte edhe deshira e gjermaneve per ate Gjermanine tjeter prej se ciles ka pasur shume me pak nga sa besonin shumica e gjermaneve.
Autor Ramn Garca-Ziemsen
Redaktoi Angjelina Verbica