E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtares serbe, dyshohet se shpërndau informacione të ndjeshme për interes të BIA-s

PRISHTINË, 24 shtator/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurës Jelena Gjukanoviq, për veprën penale “Spiunazh”.

Jelena Gjukanoviç u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës.

Ajo dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, Gjukanoviç “akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›