BRUKSEL – Flamujt e BE-së në gjysmështizë për tragjedinë e Lisbonës

BRUKSEL, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Flamujt e BE-së ishin në gjysmështizë sot për tragjedinë e Lisbonës.
“Aksidenti tragjik në ‘Elevador da Gloria’ e ka tronditur thellë Evropën”, shkroi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në X.
”Elevador da Gloria” u hap në vitin 1885 dhe është një nga tre hekurudhat historike të Lisbonës.
Ai lidh sheshin qendror ”Praça dos Restauradores” me lagjen më të lartë të ”Bairro Alto”, duke mbuluar një distancë prej rreth 200 metrash.
Tramvaji ”Elevador dea Gloria” është kryesisht një atraksion turistik, megjithëse përdoret edhe nga shumë vendas për të cilët rruga është shumë e pjerrët për të ecur.
“Mendimet e mia janë me viktimat, me të dashurit e tyre dhe me të plagosurit, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, tha presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, një ish-kryeministër portugez.
“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Portugalisë dhe qytetit të Lisbonës”, shtoi Costa.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave./ /Ad.Ab./