E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ngrihuni nga kafja”, nis protesta në Elbasan, të rinjtë marshim në rrugët e qytetit

Protesta e të rinjve në Elbasan ka nisur sot me një numër më të ulët pjesëmarrësish, krahasuar me tubimet e mëparshme.

Të rinjtë kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Ngrihuni nga kafja”, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›