E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrin dëbora, bllokohen mjaft akse rrugore në veri të vendit

Kukës, 30 janar, NOA Lëvizjet e mjeteve automobilistike
në akset kryesore rrugore të qarkut të Kukësit janë vështirësuar së tepërmi nga
krijimi i shtresave të akullit përgjatë tyre pas reshjeve të dëborës të rëna
gjatë ditëve të fundit. Kjo ka bërë që sot në mëngjes disa mjete që janë nisur
nga Kukësit në drejtim të Tiranës janë detyruar të kthehen mbrapsht. Nisur nga
kjo situatë e vështirë, janë ndërmarrë aksione për hedhjen e skorjeve në
segmentet më problematike.

Bëhet me dijeni se lëvizja e mjeteve veç aksit
kryesor rrugor Morinë-Kukës-Qafë Shllak është mjaft e vështirë, e kjo edhe në
akset rrugore Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë.
Situata edhe më e rënduar është në akset rrugore rurale e komunale, një pjesë e
të cilave vazhdojnë të jenë të bllokuara jo aq nga bora që arrin trashësinë
deri në 50 centimetra, por nga akulli.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›