E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohej me mangall, asfiksohet 62-vjeçari në Vlorë

VLORE - Një 62-vjeçar në fshatin Zvërnec të Vlorës ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga qymyri.

Sipas policisë, 62-vjeçari Lefter Balli është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një banesë ku punonte si roje objekti.

Pas ekspertizës u konstatua se shkaku i vdekjes ka qenë pikërisht asfiksia. Ndërkohë policia ka gjetur në dhomën ku qëndronte viktima edhe një mangall me lëndë qymyrguri.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›