Shpifja-fyerja, shtyhen të hënën ndryshimet në Kodin Civil dhe Penal
TIRANË- Shtyhet për të hënën e ardhshme miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Civil lidhur me akuzën e shpifjes dhe fyerjes.
Sipas ndryshimeve të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, kërkohet që akuza e shpifjes të kalohet nga Penali në Kodin Civil, duke parashikuar vetëm gjobë si penalizim.
Opozita nga ana e saj ka kërkuar që të mos ndërhyhet për këtë çështje në Kodin Penal, duke u shprehur që kodi të mos preket por thjesht të hiqet vendimi me burg.
Të hënën komisioni do të shqyrtojë të dy kodet.Të pranishëm në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishin edhe Avokati i Popullit Igli Totozani, dhe kreu i Institutit të Medias Remzi Lani, të cilët kanë mbështetur ndryshimet.
(el.me/news24/BalkanWeb)