Ngrohej me qymyr, vdes nga asfiksia
KORCE - Roja i nje manastiri, ne nje fshat te rrethit te Korces, eshte gjetur i vdekur mengjesin e djeshem nga punetoret, qe kane shkuar per te kryer punime ne objektin e kultit ne ndertim e siper. Burime zyrtare te policise rajonale te Korces, thane dje se Ilmi Hoxha, 52 vjec, banor i fshatit Barc, ka vdekur nga asfiksia. Policia tha, se viktima punonte si roje nate ne manastirin e fshatit Ciflig. Gjate nates, roja i ketij manastiri eshte ngrohur ne nje mangall me qymyr dhe kjo, sipas policise, mendohet t