E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngrohja globale, mjekët japin alarmin për sportistët

Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ndryshimi i klimës, me rritjen e vazhdueshme të temperaturave, po rrezikon shëndetin e sportistëve. Alarmi u ngrit nga fushat e Flushing Meadoës nga rusi Daniil Medvedev dhe tenistë të tjerë, të cilëve gjatë US Open iu desh të përballen në Nju Jork me ndeshjet e luajtura në 35° dhe lagështi të padurueshme që shkonte deri në 50%.

(“Një lojtar herët a vonë do të vdesë dhe ju do ta shihni atë drejtpërdrejt”), ka qenë paralajmërimi i tenistit rus, që ka kthyer në qendër të vëmendjes të mjekëve një temë mbi të cilën duhet këmbëngulur. Duhen riparë kalendarët e garave të ndryshme, p.sh., në vend që një maratonë të bëhet në korrik, ajo të spostohet në prill ose nëntor. Duhet mbrojtur shëndeti i sportistëve, sepse sporti është një faktor që promovon shëndetin.

Sportistët duhen këshilluar të ndjekin një program të caktuar ushqimor, të përdorin veshje që lejojnë lëkurën të marrë frymë në një nivel optimal, me avullimin e djersës e cila nxit ftohjen e trupit. Ka sensorë që llogaritin kushtet e lagështisë, përqindjen e ozonit dhe ndotësve. Një nismë e mirë ishte ajo që u realizua në Katar 2022.

Organizatorët e botërorit të futbollit ndërtuan stadiume me ajër të kondicionuar, për të krijuar temperaturë normale në ambjentet sportive ku do të luheshin ndeshjet.

Gjithashtu, deri tani në ndeshjet e futbollit në kampionatet kombëtare në shtete të ndryshme është përdorur pushimi prej 5 minutash gjatë çdo pjese loje, kur futbollistët mund të pushojnë dhe freskohen për të rinisur lojën. Sporti po ‘gulçon’ dhe ka nevojë për të gjithë oksigjenin për të shmangur shtypjen nga ndryshimet klimatike gjithnjë e më invazive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›