E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërmeti në Marok, futbollistët dhurojnë gjak

Mbi 6,000 njerëz janë paraqitur në qendrën rajonale të dhurimit të gjakut në Marrakech, pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun. Mediat lokale raportojnë se njerëz edhe me kombësi të ndryshme u shfaqën pranë qendrës, duke demonstruar se dhembshuria i kapërcen kufijtë dhe prejardhjen. Midis atyre që u paraqitën për të dhuruar gjak, kanë qenë edhe futbollistët e kombëtares marokene.

”Kjo që ne po bëjmë është pjesë e traditës së shoqërisë marokene, e cila njihet për solidaritetin e saj. Kam besim se të gjithë marokenët do të ofrojnë ndihmën e nevojshme për viktimat e tërmetit. U uroj durim familjeve të tyre dhe shpresoj që këto dhimbje të jenë të fundit për popullin maroken – tha Romain Saiss, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit të Marokut dhe mesfushori i Al Shaba.

Maroku ishte planifikuar të luante me Liberinë në Agadir për kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane, por pas tërmetit federata e shtyu ndeshjen për një kohë të pacaktuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›