E Martë, 3 Nëntor 2026

Ngrohja me dru gjatë dimrit, në Gjirokastër ka kërkesë të shtuar nga viti në vit

Ulja e temperaturave e ka bërë të domosdoshme sigurimin e ngrohjes me anë të alternativave të ndryshme. Qytetarët Gjirokastrit zgjedhin si alternativë kryesore ngrohjen me anë të drurit, pasi sipas tyre edhe pse ka njohur rrite është më ekonomike se ngrohja me energji elektrike.

Në pikat e furnizimit  me dru ka pasur një  rritje kërkesash, por këta të fundit shprehen se  po e përballojnë  me vështirësi sigurimin e lëndës drusore nga furnizuesit kryesor.

Këtë vit në pikat e furnizimit me lëndë drusore çmimi  për metër kub ka arritur në vlerën 6 mijë deri në 7 mijë lekë reja.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›