Ngrohja me energji diellore ne Shqiperi
Ani Ruci
Ne kodrat prane qytetit "Studenti", mes ndertesave te reja shumengjyreshe, syri te kap edhe vila dy -trekateshe, te ngritura pas vitit 2000. Shumica e tyre nuk kane cati por tarraca, ku jane vendosur panele diellore per ngrohjen e ujit.
Andon Petro, banon me familjen e tij ne njeren prej ketyre vilave. "Kam dy djem emigrante ne Greqi dhe ata ngulen kembe qe te perdorim panele diellore per te ngrohur ujin. Kemi shpetuar nga faturat e KESH-it, nuk varemi me nga vjen drita- iku drita, ngrohjen e ujit e kemi gratis, nga dielli i bekuar. Po eshte paster, as tymra as gaz karbonik," thote ai per DW.
Andoni i ka shijuar tanime te gjitha perfitimet nga shfrytezimi i energjise diellore. Por ato duket se do t`i gezojne edhe familje dhe subjekte te tjera ne Shqiperi. Nje projekt i Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara, (UNDP) dhe ai per Mbrojtjen e Mjedisit, (UNEP) ka perfshire edhe Shqiperine ne nismen globale per transformimin e tregut te energjise diellore per ngrohjen e ujit. Projekti synon promovimin e perdorimit te paneleve diellore, si nje menyre qe shmang ndotjen e atmosferes me gazra me efekt serre. Ne te marrin pjese 6 vende: Shqiperia, Algjeria, Libani, India, Meksika dhe Kili.
Izabel Floer, koordinatorja e projektit ne nivel global, punonjese ne ekipin e energjise dhe mjedisit ne New York, tregon per DW pse jane perzgjedhur pikerisht keto vende. "Kemi zgjedhur nga gjithe bota, per te patur perspektiva nga rajone dhe nivele te ndryshme zhvillimi ne tregun e ngrohjes se ujit permes energjise diellore." Projekti sjell se bashku vende te ndryshme per te lehtesuar shkembimin e pervojave. Qellimi i tij eshte global dhe do te realizohet ne kontekstin e zhvillimit te paster, te qendrueshem, duke synuar zbutjen e ndryshimeve klimatike ne pergjithesi. Per realizimin e ketij projekti Shqiperia ka ne dispozicion rreth 2 milion e 750 mije dollare, ndersa vende me te medha si India apo Meksika rreth trefishin.
Vesa Rutanen, nga Finlanda, konsulent nderkombetar i Kombeve te Bashkuara dhe disenjatori i ketij projekti global, tregon per DW perfitimet nga pjesemarrja ne nje projekt global : "Vendet mund te mesojne shume nga njeri tjetri. Ne vend qe secili te operoje i vecuar dhe te beje te njejtat gabime qe ka bere para tij nje vend tjeter, u perpoqem per nje projekt global, ku secili vend te kete lirine te zbatoje projektin e vet, i mbeshtetur ne karakteristikat, kushtet dhe tiparet e tregut lokal nderkohe qe menaxhimi global i ofron drejtimin dhe keshillimin secilit vend. Bashkepunimi eshte filozofia ne bazen e ketij projekti".
Projekti do te zgjase 4 vjet. Ne perfundim te tij do te jete bere instalimi i nje kolektori me siperfaqe 75 mije metra katrore. Ne vitin 2014 nga perdorimi i paneleve diellore pritet te reduktohet emetimi i 800 mije tone gazi karbonik ne atmosfere. Mirela Kamberi, nga Programi ne Shqiperi i Kombeve te Bashkuara per ndryshimet klimatike, thote se kjo kerkon vec hartimit te legjislacionit perkates edhe gjetjen e mekanizmave financiare. "Permes eksperiences nderkombetare edhe permes institucioneve bankare per te gjetur mekanizmat financiare qe do t`u lehtesojne konsumatoreve blerjen dhe vendosjen e paneleve diellore ne banesat e tyre, ne institucionet publike apo edhe ne sektorin e tregtise dhe te hotelerise."
Shqiperia eshte pale ne Konventen e Kombeve te Bashkuara per ndryshimet Klimatike dhe ka ratifikuar Protokollon e Kyotos per te reduktuar emetimin ne atmosfere te gazrave me efekt serre. Perfshirja e saj ne kete projekt konsiderohet si hapi i pare drejt ngritjes se nje tregu nacional afatgjate dhe te konsoliduar ne kete fushe.