Ksera: Rama dhunon familjen e vartesit
Akuzave te kryeministrit ndaj kryetarit te opozites, per sa i perket dhunes ne familje i ka shoqeruar edhe ministri i Puneve Sociale, Spiro Ksera. Gjate konferences kombetare kunder dhunes ne familje, Ksera ka leshuar akuza te forta ndaj Rames. "Kur flasim dhe pohojme per dhunen ne familje duke e trajtuar si nje problem kombetar, me vjen keq qe ne konferencen e pak diteve me pare, te karakterit kombetar qe organizoi Ministria e Punes ku ishin te ftuara te gjitha deputetet femra ende te pamandatuara te opozites, nuk pati asnje prej tyre qe te shprehte vullnetin se bashkohej me perceptimin e perbashket kunder fenomenit. Ne vend te kesaj, cuditerisht pashe qe shume prej tyre u rreshtuan ne perkrahje dhe mbeshtetje te kryetarit te opozites, qe me shpejtesi marramendese shperndan dhune ne te gjitha frontet. U rreshtuan ne mbrojtje te nje personi qe pergjate dy javeve te fushates kunder dhunes ne familje, nuk pati kurajen te prononcohet per te, sepse ne vetvete eshte nje akumulues shumedimensional e shumevjecar i dhunes dhe e sheh kete fushate me fobi", ka theksuar gjate fjales se tij ministri i Punes, Spiro Ksera. Duke theksuar se tashme Shqiperia ka nje kuader ligjor te mire, per parandalimin e dhunes ne familje dhe barazine gjinore, Ksera i kujtoi Rames detyrimin ligjor per eliminimin e fenomenit. "Kryetari i opozites, njeherazi edhe kryetar i bashkise, ne vend qe te merret me masat e lehtesimit te dhunes ndaj grave ne familje, qe e ka edhe detyrim ligjor, dhunon punonjeset e bashkise dhe i nxjerr ato ne protesta te pakuptimta. Mos futja ne Parlament eshte mosrespektim ndaj ligjit dhe mosmirenjohje ndaj perpjekjes qytetare", ka pohuar Ksera. Akuza te ashpra ndaj kryesocialistit Rama, hodhen ne kete konference edhe deputetet e Partise Demokratike, Mesila Doda e Lajla Pernaska.